Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi

Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

11.03.2026. 14:25

Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi

Një kamion ka përplasur barrierat e sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington rreth orës 06:30 të mëngjesit sipas orës lokale, ora 11:30 në Shqipëri. Sipas mediave amerikane, incidenti ndodhi në zonën përreth kompleksit presidencial, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm të forcave të sigurisë.

Policia, e cituar nga “New York Post”, bëri të ditur se shoferi i mjetit është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas përplasjes, forcat e sigurisë kufizuan hyrjen në zonë dhe ndërmorën masa për të siguruar vendin e ngjarjes. Hetimet kanë nisur për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e incidentit. Sipas “Fox News”, zona përreth Shtëpisë së Bardhë u izolua përkohësisht ndërsa ekipet e sigurisë kontrolluan situatën dhe u siguruan që nuk kishte rrezik të mëtejshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)