Ancelotti rikthen Neymar te Brazili, miqësoret e luksit test për një vend në botëror

Tekniku Carlo Ancelotti ka thirrur Neymar të jetë pjesë e Brazilit për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.

Burimi: Tgcom

09.03.2026. 19:58

Ancelotti rikthen Neymar te Brazili, miqësoret e luksit test për një vend në botëror

Ylli brazilian, Neymar, është përfshirë në listën paraprake të Kombëtares së Brazilit nga trajneri Carlo Ancelotti për ndeshjet miqësore që “Seleção” do të zhvillojë kundër Francës dhe Kroacisë në fund të muajit mars.

Sulmuesi i Santos ishte planifikuar të monitorohej nga stafi teknik i Brazilit këtë të martë, në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Mirassol. Megjithatë, sipas raportimeve të gazetarit Lucas Musetti, Neymar nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për këtë përballje.

Brazili do të luajë fillimisht kundër Francës më 26 mars në Boston, ndërsa pesë ditë më vonë, më 31 mars, do të përballet me Kroacinë në Orlando.

Këto miqësore konsiderohen si testet e fundit të rëndësishme përpara shpalljes së listës përfundimtare të lojtarëve që do të përfaqësojnë Brazilin në Botëror.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)