“Erë gjaku e baruti”, Erdogan: Kjo luftë duhet të ndalet para se të ndezë rajonin

Presidenti turk u shpreh se Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj krizave që ndodhin pranë saj apo ndaj situatave të vështira me të cilat përballen vendet mike.

Burimi: ANEWS

11.03.2026. 17:39

“Erë gjaku e baruti”, Erdogan: Kjo luftë duhet të ndalet para se të ndezë rajonin

Lufta dhe tensionet në rritje në Lindjen e Mesme kanë qenë sërish në fokus të deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdooan, i cili bëri edhe njëherë thirrje për ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe rikthimin e diplomacisë.

Duke folur gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Turqisë, Erdogan komentoi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i luftës mund të përfshijë gjithë rajonin. Ai theksoi se konflikti duhet të ndalet përpara se të shkaktojë pasoja më të rënda për Lindjen e Mesme.

Presidenti turk u shpreh se Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj krizave që ndodhin pranë saj apo ndaj situatave të vështira me të cilat përballen vendet mike. Sipas tij, vetëm përmes diplomacisë mund të arrihet një zgjidhje dhe të shmanget përhapja e mëtejshme e konfliktit.

“Kjo luftë duhet të ndalet para se të përhapet dhe të mbulojë në flakë të gjithë rajonin. Lindja e Mesme rrezikon të mbulohet përsëri nga era e gjakut dhe e barutit. Por nëse i jepet një shans diplomacisë, shmangia e këtij skenari është krejtësisht e realizueshme”, u shpreh Erdogan.

Në fjalën e tij, Erdogan theksoi gjithashtu rëndësinë e unitetit dhe vlerave kombëtare, duke deklaruar se Turqia nuk do t’i kthejë kurrë shpinën historisë dhe rrënjëve të saj. Ai shtoi se askush, brenda apo jashtë vendit, nuk do të lejohet të dëmtojë këto vlera apo të dobësojë vullnetin e popullit turk.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)