Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 13 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ai akuzoi se rritja e fundit për çmimin e naftës është bërë në mënyrë të koordinuar, përmes një mesazhi telefonik që i është dërguar të gjithë personave përgjegjës në pikat e karburantit.
Pas reagimit personal ku akuzoi abuzimin me çmimin e naftës, duke e cilësuar “poshtërsi që duhet ndalur” sepse depot e operatorëve në tregun e karburanteve “ishin mbushur përpara rritjes së çmimit në bursë”, deputeti Erion Braçe ka vijuar me akuzat. Në Komisionin e Ekonomisë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste u revoltua për rritjen abuzive, duke shprehur shqetësim për mënyrën si funksionon tregu në vendin tonë.
Madje, ai akuzoi se rritja e fundit për çmimin e naftës është bërë në mënyrë të koordinuar, përmes një mesazhi telefonik që i është dërguar të gjithë personave përgjegjës në pikat e karburantit.
“Çmimet janë vendosur me një mesazh. Çmimi i naftës ka ndryshuar dje (e martë) në orën 16:00 pas një SMS-je të mbërritur në telefonin e çdo njeriu që është përgjegjës pike karburanti. Çmimi është më i lartë tek ato që janë të brenduara është nga 198 deri në 202 lekë për litër, që këta e kanë sfidë personale”, tha Braçe.
Deputeti socialist akuzoi se tregtarët e naftës e kanë kthyer në sfidë personale që çmimi i naftës në Shqipëri të jetë të paktën 200 lekë për litër. Sipas Braçes, ata kanë katër vjet që mundohen për këtë gjë dhe ndihmohen nga Shoqata e Hidrokarbureve, e cila funksionon si kartel. “Kanë katër vjet që e kanë sfidë këtë 202 lekëshin, kur e patën para katër vitesh e kanë sfidë mos ta ulin nën 200 lekë dhe ta çojnë gjithmonë mbi 200 lekë”, akuzoi deputeti.
Braçe shtoi: “E kanë ndryshuar me një SMS dhe unë po përpiqem shumë që ato SMS t’i mbledh dhe t’jua dërgoj. Këtë e bëjnë nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, që është Shoqata e Hidrokarbureve. Këto SMS, veçanërisht tek pikat e bardha, i dërgojnë zyrtarët e Shoqatës së Hidrokarbureve. Pra Shoqata e Hidrokarbureve funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast. Ju me të drejtë po monitoroni tregun e pakicës, por problemi është atje ku ju thashë, tek tregu i shumicës”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 21 min më parë30.04.2026.
Autori
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
19:49 50 min më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Policia ka zbuluar një miniserë në mes të pyllit në fshatin Dardhëz të Mirditës, ku ishin mbjellë kanabis në faën fillestare të mbirjes. Policia zbuloi dhe poseduesin, një 27-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.
14:31 6 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)