Shqipëria afron një tjetër futbollist me origjinë nga Kosova. FIFA ka miratuar kalimin e mbrojtësit Bujar Pllana te Kombëtarja kuqezi, duke konfirmuar kështu afrimin e ri në skuadër. Qeveria botërore ka publikuar vendosjen e 24-vjeçarit nën urdhërat e Sylvinho-s, duke i paraprirë surprizën trajnerit.
Talenti ka luajtur në të kaluarën tre ndeshje me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës, por në fund ai zgjodhi të luajë me fanellën që përfaqëson shqiptarët në të gjitha trojet. FIFA e miratoi kërkesën e FSHF-së, edhe sepse Pllana nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin “A” të Dardanëve.
Foto nga web
Trajneri Sylvinho i ka dërguar ftesë mbrojtësit, i cili mund të aktivizohet si në qendër të repartit difensiv, ashtu edhe në krahun e djathtë. Gjatë këtij sezoni në Superligën polake, Pllana ka zhvilluar 11 ndeshje, duke grumbulluar 794 minuta në fushë. 24-vjeçari është pjesë e Lechia Gdańsk, teksa më parë ka luajtur me Slaven Belupo, Prishtinën, Feronikeli dhe Trepça ’89.
Një tjetër afrim që pritet në Kombëtare është edhe mbrojtësi i majtë i AEK Athinës, Stavros Pilios. Dilemat nëse këta lojtarë do të jenë të ftuar, pritet të zgjidhen shumë shpejt, në momentin kur Sylvinho të zbulojë listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen “play-off” të Botërorit 2026 kundër Polonisë, që do të luhet më 26 mars në Varshavë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
FBI po heton për terrorizëm një tentativë për sulm me pajisje shpërthyese artizanale pranë rezidencës së kreut të Bashkisë së Nju Jorkut, Mamdani, ku dy të rinj u arrestuan.
Strehëzat e kafshëve në Dubai janë nën presion financiar dhe nuk mund të strehojnë më kafshë shtëpiake. Disa veterinarë madje detyrohen të eutanizojnë kafshët pasi pronarët nuk duan të përballojnë kostot e zhvendosjes.
Sipas policisë, një grua rreth të 30-ave ndaloi me makinë përpara banesës së këngëtares dhe qëlloi shtatë herë drejt pronës para se të largohej me shpejtësi.
37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Në ndeshjen që po luhej në Koln, gjyqtari Felix Bickel u pa në një moment se e kishte të pamundur të shqyrtonte në ekran pamjet e një faulli të dyshimtë në zonën e penalltisë së Preussen, sepse ekrani i sistemit VAR ishte hequr nga priza.
Pas këtij rezultati, Vllaznia mbetet në vendin e parë në renditje, me vetëm dy pikë më shumë se Elbasani, ndërsa Flamurtari largohet nga vendi i fundit dhe afrohet me zonën e mbijetesës.
Tirana thellon krizën e rezultateve me humbjen e sotme përballë Elbasanit në kryeqytet. Bardheblutë numërojnë tashmë katër humbje radhazi dhe gjenden në zonën e ftohtë të renditjes, 5 pikë larg vendit që u siguron mbijetesën.
Komente (0)