500 milionë kërkesa për bileta, Infantino: Botërori do të jetë i jashtëzakonshëm

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë me dije se vetëm gjatë katër javëve të fundit janë bërë mbi 500 milionë kërkesa për bileta.

Burimi: AS

10.03.2026. 20:12

500 milionë kërkesa për bileta, Infantino: Botërori do të jetë i jashtëzakonshëm

Botërori i Futbollit 2026 pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, me tifozë nga e gjithë bota që kërkojnë të ndjekin nga afër turneun më të madh sportiv.

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë me dije se vetëm gjatë katër javëve të fundit janë bërë mbi 500 milionë kërkesa për bileta, ndërsa në treg janë vetëm rreth 7 milionë bileta, duke bërë që kërkesa të jetë tepër e madhe.

"Ky do të jetë një turne fantastik. Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë me 48 skuadra, 104 ndeshje, në 16 qytete dhe 3 shtete pritëse. Nuk është thjesht një kompeticion sportiv, por një ngjarje sociale që do të bashkojë botën," tha Infantino për gazetën AS.

Presidenti i FIFA gjithashtu foli për Botërorin e Klubeve dhe suksesin e fundit të Chelsea, duke shtuar se diskutimet për formatin e ardhshëm janë ende në zhvillim dhe vendimet për qytetet pritëse do të merren pas përfundimit të Botërorit.

Infantino përmendi gjithashtu idhujt e tij të fëmijërisë, duke kujtuar Botërorin e vitit 1982 të fituar nga Italia, si dhe legjendat e futbollit si Maradona, Pelé, Ronaldo Nazario, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në fund, ai ripërsëriti angazhimin e FIFA-s kundër racizmit, duke përmendur edhe Ligjin Vinicius, që synon mbrojtjen e futbollistëve nga sulmet raciste në fushë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)