Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar për aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve. Në pranga ka rënë shtetasi Valmir Polisi, i cili u lokalizua në fshatin Pishkash, ku fshihej në një zonë të thellë për t’iu shmangur arrestimit.
Sipas policisë, sapo ka konstatuar praninë e uniformave blu, ai ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga efektivët.
37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.
Pas arrestimit, 37-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për vijimin e procedurave dhe ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)