Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi mbrojtja raketore e NATO ka rrëzuar një tjetër raketë të lëshuar nga ushtria iraniane që kishte si destinacion Turqinë.
Sipas kreut të qeverisë, veprime të tilla synojnë të përshkallëzojnë situatën dhe të kërcënojnë sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
“Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.
Turqia është një vend vëlla, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i çmuar i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tensione dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Shqipëria përshëndet reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë”, shkruan Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)