Panik në Beverly Hills, plumba drejt shtëpisë së Rihannës

Sipas policisë, një grua rreth të 30-ave ndaloi me makinë përpara banesës së këngëtares dhe qëlloi shtatë herë drejt pronës para se të largohej me shpejtësi.

Burimi: BBC

09.03.2026. 17:03

Panik në Beverly Hills, plumba drejt shtëpisë së Rihannës

Shtëpia e superyllit të muzikës pop Rihanna në Beverly Hills është qëlluar me armë zjarri të dielën pasdite.

Oficerët e departamentit të Los Angeles iu përgjigjën një telefonate për të shtëna rreth orës 13:15 sipas kohës lokale. Në vendngjarje u gjetën gëzhoja arme, të cilat sipas autoriteteve dyshohet se janë nga një pushkë automatike.

Sipas policisë, një grua rreth të 30-ave ndaloi me makinë përpara banesës së këngëtares dhe qëlloi shtatë herë drejt pronës para se të largohej me shpejtësi. Automjeti i saj u gjet rreth 12 kilometra larg vendit të ngjarjes dhe ajo u arrestua nga policia. Identiteti i saj nuk është bërë ende publik.

Autoritetet konfirmuan se askush nuk mbeti i plagosur nga incidenti. Sipas mediave amerikane, këngëtarja ndodhej në rezidencë në momentin e të shtënave.

Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, është një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop dhe së fundmi ka festuar 20-vjetorin e albumit të saj të parë. Ajo ka tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivet e sulmit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)