Kush do ta fitojë Eurovision 2026? Shkencëtarët zbulojnë formulën si triumfon

Gjithashtu, rëndësi kanë edhe temat aktuale dhe tekste të larmishme që lidhen me realitetin e përditshëm.

Burimi: Daily Mail

29.04.2026. 08:33

Kush do ta fitojë Eurovision 2026? Shkencëtarët zbulojnë formulën si triumfon

Eurovision 2026 po afrohet dhe këtë herë, përveç emocioneve muzikore, në skenë hyn edhe “shkenca”. Një studim i ri ka analizuar këngët fituese ndër vite dhe ka zbuluar një lloj “recete” për sukses në këtë konkurs të famshëm europian.

Sipas studiuesve, një këngë ka më shumë gjasa të fitojë nëse përmban tre elemente kryesore, tekst në anglisht, stil muzikor pop dhe ritëm të përshtatshëm për vallëzim.

Gjithashtu, rëndësi kanë edhe temat aktuale dhe tekste të larmishme që lidhen me realitetin e përditshëm.

Në historinë e Eurovisionit kanë triumfuar emra të mëdhenj si ABBA, Katrina and the Waves dhe Celine Dion, të cilët kanë ndjekur në mënyra të ndryshme këtë formulë fituese.

Këngëtari Alis Kallaçi, i cili do të ngrejë flamurin kuqezi në skenën austriake do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj dhe do të këndojë i 13-ti.

Kallaçi fitoi Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH me këngën “Nân”, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026.

Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të jetë më 16 maj 2026, ora 21:00.

Kujtojmë se festivali i këtij viti u shoqërua me pakënaqësi të shumta me disa vende që kanë refuzuar praninë e tyre për shkak të përfshirjes së Izraelit në këtë kompeticion.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)