Ozgur Nusret, vëllai i Nusret Gokçe, pronarit të zinxhirit të famshëm të restoranteve “Nusr-Et”, është ndaluar si pjesë e një hetimi të madh penal në Turqi.
Sipas raportimeve të mediave turke, përfshirë gazetën “Milliyet”, ai dyshohet për përfshirje në një çështje të rëndë që lidhet me shfrytëzim prostitucioni dhe, në veçanti, për ndihmë në përfshirjen e të miturve në prostitucion.
Autoritetet hetimore kanë sekuestruar prova dhe në bazë të tyre Ozgur Nusret është arrestuar dhe dërguar në një institucion korrektues në Stamboll.
Hetimi po zhvillohet nga Prokuroria e rrethit Kuçukçekmece në Stamboll. Deri tani, në kuadër të operacionit të nisur më 17 prill, janë ndaluar gjithsej 13 persona.
Prej tyre, 7 persona janë arrestuar zyrtarisht, ndërsa 6 të tjerë janë liruar nën mbikëqyrje gjyqësore.
Sipas dosjes hetimore, të dyshuarit akuzohen se kanë organizuar vende për aktivitet prostitucioni, kanë krijuar skema financiare dhe kanë pastruar të ardhurat e përfituara nga këto veprimtari.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)