Një 67-vjeçar në Berat është arrestuar nga policia nën akuzë për pastrim parash. Bëhet me dije se në banesën e tij janë sekuestruar 54 mijë euro dhe para të tjera në valutë.
“Goditet një rast i dyshuar i pastrimit të produkteve të veprës penale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Produkti”. Nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat celular. Arrestohet 67-vjeçari që posedonte këto shuma monetare. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 67 vjeç, banues në Berat”, njofton policia.
Ndërkohë, Blutë e Beratit vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)