“Kaluan klonet e Lubisë”, Berisha “uron” ministrat e rinj: Fatin e asaj do të keni
Sali Berisha deklaroi se ministrat e rinj të kabinetit janë klone të Belinda Ballukut dhe do kenë fatin e saj.
11:11 66 ditë më parë05.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Berisha e cilësoi fjalën e Ramës një “elegji” dhe akuzoi kryeministrin se e ka shpallur Belinda Ballukun të paprekshme, por edhe pse sipas tij po i hap sfidë të drejtpërdrejtë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për të mos ia dorëzuar drejtësisë ish/zv-kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK prej dhjetorit ka kërkuar heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit.
Në një konferencë për mediat, Berisha u ndal tek fjala e gjatë e kryeministrit Edi Rama, bërë në mbledhjen e sotme të Grupit të PS, ku u shpreh se nuk do ta mbrojë Ballukun duke mos shkelur vijën e kuqe me drejtësinë, dhe se këtë detyrë tani e tutje do ta bëjnë avokatët e saj.
Berisha e cilësoi fjalën e Ramës një “elegji” dhe akuzoi kryeministrin se e ka shpallur Belinda Ballukun të paprekshme, por edhe pse sipas tij po i hap sfidë të drejtpërdrejtë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë.
“Të nderuar qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Ramës për Lubi Ballukun. Në fakt, elegjinë e tij për veten e tij dhe Lubinë. Ai hoqi një maskë dhe ofroi mbrojtje totale, duke vënë peng Kushtetutën dhe ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe proceset e integrimit në BE. Ai iu tha shqiptarëve sot se Balluku është e paprekshme! Se SKAP-i është zero me bisht, se drejtësia nuk ekziston. Noterja apo regjistruesja e të gjitha vjedhjeve 25 vjeçare të këtij kryehajduti. Edi Rama, sot sfidoi çdo shqiptar, qytetarët shqiptarë”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se kryeministri, sipas tij, po sillet mbi ligjin dhe po godet institucionet e drejtësisë.
“Nuk është kryesisht sulm ndaj SPAK, ndaj drejtësisë kjo që po bën, sepse në këtë drejtim drejtësia po përfaqësohet nga ju. Edi Rama ju thotë juve se qëndron mbi ligjin dhe si narko-diktator i vërtetë, vendos për gjithçka. Ai sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm që të përdorë mandatet e krimit kundër interesave të shqiptarëve”, u shpreh kreu i PD.
Sali Berisha deklaroi se ministrat e rinj të kabinetit janë klone të Belinda Ballukut dhe do kenë fatin e saj.
11:11 66 ditë më parë05.03.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Ps-së se nuk ka ndërmend ta shkelë vijën e kuqe në raport me drejtësinë as për rastin e ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku.
12:00 62 ditë më parë09.03.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj institucioneve të drejtësisë lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar hetimi ndaj saj.
11:09 62 ditë më parë09.03.2026.
AutoriBerisha deklaroi se, sipas tij, parlamenti është i “aneksuar” dhe u bëri thirrje qytetarëve për reagim paqësor.
“Fjala e tij sot tregoi se është i gatshëm për çdo skenar. Ndaj dhe sot për çdo qytetar shqiptar, fjala është e tij, e qytetarëve. Parlamenti është i aneksuar, instrument i narko-diktaturës. I ftoj qytetarët në një kryengritje paqësore që ka njohur vendi. Njerëzit me integritet, të ndershëm, që jetojnë me djersën e ballit të tyre, s’do të pajtohen me këtë vendim.”
Kreu i PD-së tha se, në rast se ekzekutivi refuzon vendimet e drejtësisë, përgjigjja duhet të vijë nga qytetarët.
“S’ka pasur kritik më të madh në këtë platformë se unë ndaj drejtësisë. Por në rast se ekzekutivi me kartonat e krimit vendos të mos pranojë vendimet e drejtësisë, i përket sovranit dhe jo drejtësisë, të thotë fjalën e vetë. Drejtësia e tëra është një trupë 300–1 mijë. Të gjitha hallkat e tjera janë në duart e ekzekutivit. Ndaj është sovrani që duhet të ndërhyjë me mjetet demokratike, për të bërë të mundur ushtrimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri.”
Në fund të deklaratës së tij, Berisha theksoi se zhvillimet e fundit lidhen, sipas tij, me fatin dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë.
“A do të vazhdojë drejtësia të lëshojë urdhra të tjerë për arrestin e Ramës, se di. Zgjidhja është në duart e qytetarëve, kemi të bëjmë me fatin e qytetarëve, me ëndrrën e tyre.”
Dy kandidatët shqiptarë, Eralda Qirjo dhe Arben Neza, kanë fituar mandatet e tyre në zgjedhjet lokale të 7 majit 2026 për Këshillin Bashkiak të Enfield-it, në Londër.
22:28 1 h më parë10.05.2026.
Autori
Sokol Toma, ish kryetar i Partisë Demokratike në Dajç të Lezhës është dhunuar barbarisht mbrëmjen e kaluar. 53-vjeçari është goditur me sende të forta, teksa është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
19:52 4 h më parë10.05.2026.
Autori
Ervin Salianji ka vijuar takim me mbështetës dhe demokrat të Peshkopisë, prej ku deklaroi se ka mbështetjen e më të votuarve, dhe se Sali Berisha e ka kthyer Pratinë Demokratikë në frëngji ku sulmon ambasadorët.
19:05 5 h më parë10.05.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi përmes një videomesazhi lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të fshehë përmbajtjen e tij gjatë podcastit “Flasim”.
14:46 9 h më parë10.05.2026.
Autori
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel te godina e Kryeministrisë në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një qytetar ka përplasur automjetin në shkallët e godinës.
13:59 10 h më parë10.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugëtimit europian, ndërsa u bëri thirrje socialistëve të ruajnë “kthjelltësinë dhe motivimin” përballë, sipas tij, forcave që kërkojnë të pengojnë reformat dhe procesin e integrimit në European Union.
13:25 10 h më parë10.05.2026.
Autori
Deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të diplomatëve europianë, të cilët kanë dalë publikisht në mbështetje të përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri.
11:34 12 h më parë10.05.2026.
Autori
Banorët e qytetit të Laçit janë zgjuar nga një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesit, pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një biznesi në një kompleks shërbimesh. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
10:51 13 h më parë10.05.2026.
Autori
Një aksident me një të vdekur ndodhi në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku një aksident i rëndë rrugor i mori jetën një 57-vjeçari dhe la të plagosur tre persona të tjerë.
10:38 13 h më parë10.05.2026.
Autori
Komente (0)