Trump dhe Putin flasin në telefon për Iranin, Kremlini: Presidenti dha disa ide…

Kremlini konfirmon telefonatën mes presidentëve Putin dhe Trump për situatën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Burimi: AFP

09.03.2026. 21:21

Trump dhe Putin flasin në telefon për Iranin, Kremlini: Presidenti dha disa ide…

Kremlini ka konfirmuar se presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar gjatë së hënës një bisedë telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Sipas të dhënave, në këto momente të kufizuara, dy liderët kanë diskutuar për situatën e krijuar së fundmi në Lindjen e Mesme dhe për negociatat për paqen me Ukrainën.

Zyra e shtypit të liderit rus, shkruan shkurtimisht se Putin i dha disa ide të vlefshme Trumpit për mënyrën sesi mund të zgjidhet konflikti në Iran.

Ky është komunikimi i parë i dy presidentëve pas më shumë se dy muajsh dhe i pari prej shpërthimit të luftimeve në Iran.

Kujtojmë këtu, që raportimet e inteligjencës zbuluan se Rusia i kishte ofruar ndihmë me informacione Iranit gjatë këtyre ditëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)