Presidenti Donald Trump deklaroi në një intervistë për CBS News të hënën se lufta me Iranin është pothuajse e përfunduar.
"Mendoj se lufta është pothuajse e mbyllur. Ata nuk kanë marinë, nuk kanë komunikime, nuk kanë forca ajrore", tha presidenti.
CBS e pyeti gjithashtu Trump nëse kishte ndonjë mesazh për Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, dhe presidenti tha: “Nuk kam asnjë mesazh për të. Asnjë, aspak.”
Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se administrata e tij po mendon të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.
Sipas tij, Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më kritike të transportit energjetik në botë, ku kalon afërsisht një e pesta e dërgesave globale të naftës.
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të ndjeshme që nga fillimi i luftës me Iranin dhe po luhaten rreth 100 dollarë për fuçi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)