Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak për burrat dhe gratë

Çdo vit pritet të trajnohen rreth 4 mijë rekrutë, të cilët do të marrin një pagesë mujore prej 2.200 eurosh gjatë periudhës së stërvitjes.

Burimi: Tgcom

09.03.2026. 22:36

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak për burrat dhe gratë

Kroacia ka rikthyer zyrtarisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Prej ditës së hënë 800 rekrutët e parë kanë hyrë në tre kazermat e përgatitura për stërvitjen bazë ushtarake.

Shërbimi do të zgjasë dy muaj dhe do të përfshijë të rinjtë meshkuj që gjatë këtij viti mbushin 19 vjeç.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci ishte hequr në vitin 2008, një vit para se vendi të anëtarësohej në NATO. Qeveria konservatore e kryeministrit Andrej Plenković vendosi ta rikthejë atë për të forcuar sigurinë kombëtare, duke përmendur kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe fatkeqësitë natyrore si rreziqe në rritje.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, deklaroi se këto kërcënime janë gjithnjë e më të shpeshta, ndaj është e nevojshme përgatitja e të rinjve.

Çdo vit pritet të trajnohen rreth 4 mijë rekrutë, të cilët do të marrin një pagesë mujore prej 2.200 eurosh gjatë periudhës së stërvitjes.

Programi, i miratuar nga Parlamenti në tetor të vitit 2025, parashikon që pas përfundimit të dy muajve të stërvitjes, të rinjtë të futen në rezervën e ushtrisë deri në moshën 55 vjeç.

Mund të thirren për shërbim të rinjtë nga 19 deri në 30 vjeç, ndërsa gratë përjashtohen nga detyrimi, por mund të marrin pjesë në mënyrë vullnetare.

Kushtetuta kroate garanton gjithashtu të drejtën e kundërshtimit për arsye ndërgjegjeje. Ata që refuzojnë shërbimin ushtarak mund të zgjedhin tre muaj trajnim në Mbrojtjen Civile ose katër muaj punë në institucione lokale apo rajonale, pa pagesë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri tani vetëm rreth dhjetë të rinj kanë zgjedhur këto alternativa.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)