Në media qarkullojnë histori të ndryshme për kafshë shtëpiake që zhduken nga shtëpitë e tyre dhe gjenden të gjalla, ditë, muaj apo edhe vite më vonë, në rrethana të papritura, por rasti i Tilly-t dyvjeçar nga Surrey është unik.
Kotelja hipi në tren e vetme dhe bëri një udhëtim prej gati 30 kilometrash deri në stacionin London Waterloo, në Londër, ku më në fund u gjet.
“Tilly shpesh bënte shëtitje nëpër lagje”, tha kujdestari i saj, Michael Hardy. Ajo madje shkonte në lokalin e zones dhe ngjitej në bar. Por aventurat e saj i çoi më tej kur filloi të udhëtonte me autobusë lokalë, ndërsa Hardy u habit kur mori një telefonatë nga një stacion treni në Londër, në të cilën një punonjës e informoi se macja e tij kishte mbërritur atje.
Për fat të mirë, Hardy rastësisht po punonte në Londër atë ditë, kështu që shkoi menjëherë ta merrte.
Por si ia kishte dale Tilly të bënte atë shëtitje të gjatë?
Siç tregohet nga GPS-i i vendosur në qafën e saj, ajo kishte ndjekur të njëjtën rrugë treni, nga stacioni në stacion, derisa përfundoi në Waterloo. Kjo sigurisht ngre me të drejtë pyetjen: ‘A nuk i bëri përshtypje kujt imazhi i një maceje që udhëtonte vetëm?’.
Dhe një pyetje tjetër, së cilës për fat të keq nuk mund t'i jepet përgjigje: ‘Çfarë mendonte dhe ndjente Tilly gjatë atij udhëtimi pothuajse 90-minutësh?’.
Sidoqoftë, ajo duket të jetë një kafshë e krijuar për mbijetesë. Përpara se të adoptohej nga Hardy dhe partneri i tij, ajo kishte kaluar të paktën një pjesë të jetës së saj si një kafshë endacake. "Nuk e dimë origjinën e saj", kujton sot kujdestari i saj.
"Vetëm se një ditë, dy vajza trokitën në derën tonë duke mbajtur një mace. Ato menduan se ishte e jona. Dhe ne, duke parë këto vajza të vogla para nesh, e lamë të hynte."
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)