Është hedhur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit shorti për gjysmëfinalet e Kupa e Shqipërisë për sezonin 2025–2026.
Goglat përcaktuan që në këtë fazë të parafundit të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar të përballen Dinamo City–Vllaznia dhe Egnatia–Elbasani.
Përballja Vllaznia-Dinamo vjen për të dytën herë radhazi në këtë fazë të Kupës, me blutë që janë aktualisht mbajtësit e këtij trofeu. Ndërsa Egnatia dhe Elbasani, dy skuadra që rivalizojnë edhe në kampionat, do të sfidohen për një vend në finalen e kompeticionit.
Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve janë planifikuar të luhen më 8 prill, ndërsa takimet e kthimit më 22 prill.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)