Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 11 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pas këtij rezultati, Vllaznia mbetet në vendin e parë në renditje, me vetëm dy pikë më shumë se Elbasani, ndërsa Flamurtari largohet nga vendi i fundit dhe afrohet me zonën e mbijetesës.
Flamurtari mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0 në Vlorë. Goli i Alesandro Bolzan në pjesën e parë vendosi fatin e takimit dhe i dhuroi skuadrës së Andi Ribajt tre pikë të arta në garën për mbijetesë.
Ndeshja u komplikua për shkodranët në minutën e 37-të, kur Bismark u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Enea Jorgji pas ndërhyrjes ndaj Trashit. Pavarësisht se luajti për më shumë se një orë me 10 lojtarë, Vllaznia tentoi të reagojë, por pa arritur të krijojë raste realisht të rrezikshme për portën e Flamurtarit.
Kjo ishte fitorja e dytë e vlonjatëve ndaj Vllaznisë në Vlorë këtë sezon. Pas këtij rezultati, Vllaznia mbetet në vendin e parë në renditje, me vetëm dy pikë më shumë se Elbasani, ndërsa Flamurtari largohet nga vendi i fundit dhe afrohet me zonën e mbijetesës, duke qenë tre pikë larg Bylisit.
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u shpreh i zhgënjyer për mënyrën si erdhi goli. “Na dhemb shumë goli i pësuar. Flamurtari erdhi vetëm një herë në portë në rreth 100 minuta dhe shënoi. Nuk ndërhymë në kohën e duhur. Në pjesën e parë duhej të ishim më agresivë. Patëm raste për të shënuar dhe nëse do ta bënim, ndeshja do të ishte më e qetë. Gjithsesi, në futboll ndodh që të pësosh me një rast dhe një gol”.
Ai theksoi se skuadra duhet të reagojë menjëherë. “Jemi në vend të parë dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë në Rrogozhinë dhe duhet të shohim vetëm përpara”.
Nga ana tjetër, trajneri i përkohshëm i Flamurtarit, Andi Ribaj, e cilësoi këtë sukses shumë të rëndësishëm për moralin e ekipit.
“Ky 3-pikësh na jep shumë besim për vazhdimësinë, sidomos kur vjen kundër ekipit të vendit të parë dhe më të mirë të momentit në Superiore. Djemtë dhanë maksimumin dhe i falënderoj për mënyrën si e menaxhuan ndeshjen”.
Ribaj shtoi se skuadra duhet të vazhdojë të punojë për të përmirësuar disa elemente.
“Presioni i pikëve ndonjëherë të tërheq në mbrojtje, por djemtë ia dolën. Do të punojmë gjatë javës për problematikat dhe për të marrë maksimumin në ndeshjet e mbetura”.
Nga dëshmitë e arbitrave ka dalë se i ashtuquajturi “sistemi Rocchi” nuk ishte i panjohur brenda Shoqatës Italiane të Arbitrave. Dyshohet për emërime të paracaktuara, me qëllim favorizimin e arbitrave të afërt me ish-drejtuesin.
17:01 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”
13:30 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Sulmuesi i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk, është pezulluar 4 vite për shkelje të rregullave antidoping, ndërsa ka nisur menjëherë apelimin në CAS.
23:04 19 h më parë29.04.2026.
Autori
Barazim 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Ëanda Metropolitano”. Julian Alvarez me penallti iu përgjigj avantazhit të anglezëve me 11-metërshin e Gyökeres.
22:59 19 h më parë29.04.2026.
Autori
Sipas rregullit të ri çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa flet me një kundërshtar në fushë do të ndëshkohet në të ardhmen me një karton të kuq të drejtpërdrejtë. Po ashtu të gjithë lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste do të përjashtohen me karton të kuq.
14:10 1 ditë më parë29.04.2026.
Autori
Një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Ligës së Kampionëve u zhvillua në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munich me rezultatin 5-4 në sfidën e parë gjysmëfinale.
22:59 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Hyrja e McLaren në golf ndjek një strategji të qartë: transferimin e teknologjisë dhe inovacionit nga Formula 1 në sportin e golfit, me synimin që të shtyjë kufijtë e dizajnit dhe performancës.
20:27 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Ish-lojtari i Napolit, aktualisht pjesë e Galatasaray, akuzohet për mospagim të kësteve të leasing për një makinë luksoze, duke krijuar një borxh prej rreth 90 mijë eurosh.
19:12 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Nëse miratohen, rregullat e rishikuara do të mbajnë pragun e pezullimit prej dy kartonësh të verdhë, por do të fusin dy pika rivendosjeje, që janë pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve.
15:58 2 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Komente (0)