Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 11 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tirana thellon krizën e rezultateve me humbjen e sotme përballë Elbasanit në kryeqytet. Bardheblutë numërojnë tashmë katër humbje radhazi dhe gjenden në zonën e ftohtë të renditjes, 5 pikë larg vendit që u siguron mbijetesën.
Elbasani vazhdon të ëndërrojë titullin kampion në Kategorinë Superiore. Verdheblutë kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç arriti të marrë tre pikë të arta falë golit të Ze Gomes në fundin e pjesës së parë. Ky gol rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Në pjesën e dytë, bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi u përpoqën të reagojnë dhe krijuan disa raste për të rikthyer baraspeshën. Rasti më i mirë erdhi nga Mehmeti, por tentativa e tij u ndal nga traversa, duke i mohuar Tiranës golin e barazimit.
Me këtë sukses, Elbasani vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion, ndërsa Tirana thellon krizën e rezultateve. Bardheblutë numërojnë tashmë katër humbje radhazi dhe gjenden në zonën e ftohtë të renditjes.
Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Bylis, që mposhti Vorën me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e javës së 27-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që treguan kujdes në lojë. Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa shtoi presionin në kërkim të golit.
Bylis krijoi disa raste të mira, por portieri i Vorës, Harizaj, u tregua vendimtar duke ndalur disa tentativa të rrezikshme. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi momenti vendimtar.
Në minutën e 88-të, Adepoju arriti të mposhtë portierin kundërshtar dhe të shënojë golin e vetëm të takimit, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës ballshiote.
Falë kësaj fitoreje, Bylis parakalon Vorën në renditje dhe del nga zona e ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 7 me 27 pikë. Ndërkohë, Vora zbret në vendin e 8-të me një pikë më pak.
Nga dëshmitë e arbitrave ka dalë se i ashtuquajturi “sistemi Rocchi” nuk ishte i panjohur brenda Shoqatës Italiane të Arbitrave. Dyshohet për emërime të paracaktuara, me qëllim favorizimin e arbitrave të afërt me ish-drejtuesin.
17:01 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”
13:30 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Sulmuesi i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk, është pezulluar 4 vite për shkelje të rregullave antidoping, ndërsa ka nisur menjëherë apelimin në CAS.
23:04 19 h më parë29.04.2026.
Autori
Barazim 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Ëanda Metropolitano”. Julian Alvarez me penallti iu përgjigj avantazhit të anglezëve me 11-metërshin e Gyökeres.
22:59 19 h më parë29.04.2026.
Autori
Sipas rregullit të ri çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa flet me një kundërshtar në fushë do të ndëshkohet në të ardhmen me një karton të kuq të drejtpërdrejtë. Po ashtu të gjithë lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste do të përjashtohen me karton të kuq.
14:10 1 ditë më parë29.04.2026.
Autori
Një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Ligës së Kampionëve u zhvillua në “Parc des Princes”, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munich me rezultatin 5-4 në sfidën e parë gjysmëfinale.
22:59 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Hyrja e McLaren në golf ndjek një strategji të qartë: transferimin e teknologjisë dhe inovacionit nga Formula 1 në sportin e golfit, me synimin që të shtyjë kufijtë e dizajnit dhe performancës.
20:27 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Ish-lojtari i Napolit, aktualisht pjesë e Galatasaray, akuzohet për mospagim të kësteve të leasing për një makinë luksoze, duke krijuar një borxh prej rreth 90 mijë eurosh.
19:12 1 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Nëse miratohen, rregullat e rishikuara do të mbajnë pragun e pezullimit prej dy kartonësh të verdhë, por do të fusin dy pika rivendosjeje, që janë pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve.
15:58 2 ditë më parë28.04.2026.
Autori
Komente (0)