Irani sulmoi 3 anije në Ngushticë, SHBA paralajmëron civilët: Shmangni portet përgjatë Hormuzit

CENTCOM thotë se Irani po përdor portet “për të kryer operacione ushtarake që kërcënojnë transportin detar ndërkombëtar”.

Burimi: Sky News

11.03.2026. 17:55

Irani sulmoi 3 anije në Ngushticë, SHBA paralajmëron civilët: Shmangni portet përgjatë Hormuzit

Komanda Qendrore e SHBA-ve ka paralajmëruar civilët iranianë që të shmagin portet përgjatë Nushticës së Hormuzit pasi sipas amerikanëve, Marina e Teheranit ka pozicionuar anije brenda porteve civile duke i kthyer ato qëllimisht në “objektiva legjitime” për sulme.

CENTCOM thotë se Irani po përdor portet “për të kryer operacione ushtarake që kërcënojnë transportin detar ndërkombëtar”.

“Ky veprim i rrezikshëm rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm. Portet civile të përdorura për qëllime ushtarake humbasin statusin e mbrojtur dhe bëhen objektiva legjitime ushtarake sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Deklarata iu bën thirrje civilëve iranianë që “të shmangin menjëherë të gjitha objektet portuale ku veprojnë forcat detare iraniane”. “Punëtorët e portit iranianë, personeli administrativ dhe ekuipazhet e anijeve tregtare duhet të shmangin anijet detare iraniane dhe pajisjet ushtarake”, nënvizohet aty.

CENTCOM thekson se ushtria amerikane se nuk mund të garantojë sigurinë civile, por “do të marrë çdo masë paraprake të mundshme” për të minimizuar dëmin.

Mbrëmjen e djeshme SHBA-të njoftuan se kanë goditur 16 anije iraniane që po vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, Irani ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në Ngushticë, të cilat shënjestruan tre anije dhe lanë tre anëtarë të ekuipazhit të zhdukur.

Në orën 5:58 të mëngjesit sipas kohës lokale, anija e kontejnerëve “One Majesty” me flamur japonez njoftoi Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar se ishte goditur në Gjirin Arabik Jugor. Anija pësoi dëme të vogla dhe ekuipazhi u raportua i sigurt.

Menjëherë më pas, në orën 6:05 të mëngjesit, transportuesi i mallrave me shumicë “Star Gëyneth” me flamur të Ishujve Marshall raportoi se ishte goditur në Ngushticën e Hormuzit, 50 milje detare nga Dubai, dhe kishte pësuar dëme të vogla në trupin e anijes.

Më pas, rreth orës 8:30 të mëngjesit, anija transportuese “Mayuree Naree” me flamur tajlandez u godit nga dy raketa në ngushticën afër Omanit, duke dëmtuar dhomën e motorrit dhe duke shkaktuar një zjarr.

Tre anëtarë të ekuipazhit që kishin punuar në dhomën e motorrit janë të zhdukur, sipas Marinës Tajlandeze. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Në total, 13 anije janë sulmuar në ose pranë Ngushticës së Hormuzit që kur Irani bllokoi rrugën ujore, dhe ka pasur gjithsej 17 incidente duke përfshirë raportime për aktivitet të dyshimtë dhe aksidente të afërta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)