32 shtete lirojnë rezervat e naftës me 400 mijë fuçi, vendimi më i madh në histori për të stabilizuar tregun

Përballë rritjes së fortë të çmimeve të energjisë dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, 32 shtete kanë rënë dakord për lirimin e rezervave strategjike të naftës, në atë që konsiderohet ndërhyrja më e madhe e koordinuar në histori për stabilizimin e tregut global.

Burimi: Sky News

11.03.2026. 15:56

32 shtete lirojnë rezervat e naftës me 400 mijë fuçi, vendimi më i madh në histori për të stabilizuar tregun

Përballë rritjes së fortë të çmimeve të energjisë dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, 32 shtete kanë rënë dakord për lirimin e rezervave strategjike të naftës, në atë që konsiderohet ndërhyrja më e madhe e koordinuar në histori për stabilizimin e tregut global.

Vendimi është marrë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila njoftoi se vendet anëtare kanë miratuar njëzëri hedhjen në treg të rreth 400 milionë fuçive naftë nga rezervat emergjente.

Sipas agjencisë, lirimi i këtyre rezervave do të realizohet në periudha të ndryshme kohore, në varësi të situatës dhe mundësive të secilit shtet anëtar.

Ky është operacioni më i madh i tillë i ndërmarrë ndonjëherë. Deri më tani, ndërhyrja më e madhe kolektive kishte ndodhur në vitin 2022, kur u liruan rreth 182.7 milionë fuçi naftë pas krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u krijua në vitin 1974 me qëllim garantimin e sigurisë energjetike globale dhe e ka selinë në Paris. Në të bëjnë pjesë të gjitha vendet e G7, përfshirë Britaninë dhe SHBA-në, si dhe 21 shtete të BE.

Vendimi vjen në një moment kur çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, si dhe bllokimit efektiv të Ngushticës së Hormuzit.

Në të njëjtën kohë, prodhimi i naftës është reduktuar ndjeshëm në disa vende të Gjirit, ndërsa disa objekte energjetike kanë pësuar dëmtime nga sulmet me raketa dhe dronë iranianë.

Si pjesë e këtij vendimi, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të hedhë në treg 13.5 milionë fuçi nga rezervat e saj strategjike prej 76.6 milionë fuçish.

Sekretari britanik për Energjinë, Ed Miliband, deklaroi se ky hap është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta ndërkombëtare për të stabilizuar tregun e naftës.

“Me këtë veprim, Mbretëria e Bashkuar po bën pjesën e saj duke punuar me aleatët ndërkombëtarë për të adresuar ndërprerjet në tregjet e naftës,” u shpreh Miliband.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)