Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 6 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Trump tha se nuk besonte që Irani kishte arritur të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit, edhe pse këmbënuli se SHBA-të kishin shkatërruar "pothuajse të gjitha anijet e tyre që mbanin mina”.
Në kulmin e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, ku tre anije u sulmuan këtë të mërkurë nga forcat iraniane, Presidenti amerikan Donald Trump ka folur rreth luftës dy javore pak para se të hipte në helikopterin ‘Marine One’ për të udhëtuar drejt Bazës së Përbashkët Andreës.
“Ne shkatërruam marinën e tyre, forcën e tyre ajrore, fundosëm 16 nga anijet e tyre të drogës, askush nuk ka parë kurrë diçka të tillë më parë. Ata nuk kanë radar, udhëheqësit e tyre janë të vdekur. Po lëmë pas disa gjëra që nëse i shkatërrojmë, ose mund t'i shkatërrojmë deri sot pasdite, në fakt, brenda një ore, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta rindërtojnë këtë vend. Ne i kemi goditur ata më fort se çdo vend tjetër në histori dhe nuk kemi mbaruar ende", tha presidenti amerikan për operacionin kundër Iranit.
Ai nuk la as pa përgëzuar trupat amerikane, madje duke treguar sesi po duken ato në sytë e botës.
“Kam folur me shumë udhëheqës në botë, ata më thonë se kemi ushtrinë më të mirë, se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë më parë”, shtoi Trump.
Trump tha se nuk besonte që Irani kishte arritur të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit, edhe pse këmbënuli se SHBA-të kishin shkatërruar "pothuajse të gjitha anijet e tyre që mbanin mina”.
“Ne shkatërruam pothuajse të gjitha anijet e tyre që mbanin mina brenda një nate", tha ai, duke sugjeruar se deri në 60 anije iraniane u goditën. "Pothuajse e gjithë flota e tyre është shkatërruar", deklaroi shefi i Uashingtonit.
Trump gjithashtu inkurajoi anijet cisternë të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke këmbëngulur se ishte e sigurt pavarësisht sulmeve ndaj tre anijeve në kanalin ujor më herët gjatë ditës, incidente për të cilat Irani ka marrë përgjegjësinë. "Mendoj se ata duhet ta përdorin Ngushticën", tha Trump.
Por ndryshe nga çfarë thotë Presidenti i SHBA-ve, Reuters raporton se Irani vendosi rreth një duzinë minash në Ngushticën e Hormuzit. Duke ju referuar dy burimeve konfidenciale, agjencia e lajmeve thotë se vendndodhjet e shumicës së minave ishin të njohura.
Dyshimet për minimin e Ngushticës janë të forta pasi Teherani ka paralajmëruar vazhdimisht se mund të kundërpërgjigjet duke vendosur mina nëse sulmohet ushtarakisht.
Rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës dhe gazit zakonisht kalon nëpër këtë rrugë ujore, duke i dhënë Iranit një ndikim të konsiderueshëm mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nëse transporti detar në zonë ndërpritet.
Kreu i marinës së Gardës Revolucionare, Alireza Tangsiri, paralajmëroi pasditen e së mërkurës se anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit duhet së pari të marrin leje nga Republika Islamike.
Deklarata u transmetua nga mediat pro-iraniane dhe anti-iraniane të mërkurën. Sipas gazetës Iran International me seli në Londër, Tangsiri tha se anijet që injoruan paralajmërimet nga marina iraniane dhe Garda Revolucionare dhe u përpoqën të kalonin nëpër rrugën ujore "hasën probleme".
Zyrtari iranian përmendi konkretisht dy anije, Expres Rome dhe Mayuree Naree, duke thënë se ato u përpoqën të kalonin nëpër ngushticë pavarësisht paralajmërimeve dhe "u përfshinë në incidente".
Anija transportuese me flamur tajlandez, Mayuree Naree, u godit nga dy predha, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në dhomën e motorrit, sipas operatorit Precious Shipping.
“Njëzet anëtarë të ekuipazhit u evakuuan dhe u dërguan në Oman, ndërsa tre persona u raportuan të zhdukur”, tha ministria e Transportit në Tajlandë. Ministria shtoi se ekuipazhi braktisi anijen duke përdorur një varkë shpëtimi dhe më vonë u shpëtuan nga marina e Omanit.
Sakaq, Trump pati sërish kritika për Spanjën. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se “ata nuk e dinë çfarë po bëjnë”. “Nuk po sillen mirë me NATO-n. Njerëzit në atë vend janë fantastikë, por lidershipi nuk është aq i mirë", theksoi ai.
Presidenti amerikan u pyet gjithashtu për situatën në Liban, me Trump që e bëri të qartë se operacioni do të vijojë për të zhdukur me rrënjë lidhjet iraniane.
“Njerëzit në Liban janë shumë të mirë, por ne duhet të heqim qafe Hezbollahun”, nënvizoi ai.
Presidenti francez, Macron tha në një bisedë me liderët e G7 se lufta në Iran nuk duhet të çojë në lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse.
21:27 44 min më parë11.03.2026.
Autori
Ambasada amerikane në Irak bën me dije se grupe të lidhura me Iranin po shënjestrojnë hotelet në Bagdad ku qëndrojnë amerikanët.
21:13 30 min më parë11.03.2026.
Autori
Gjykata në Linz të Austrisë vendosi të sekuestrojë një avion me vlerë dhjetëra milionë euro, në pronësi të Ryanair, pasi kompania irlandeze refuzoi të paguante 890 euro si kompensim për një pasagjere.
21:00 17 min më parë11.03.2026.
Autori
Ukraina bën me dije se ka shkatërruar një nga fabrikat më të rëndësishme të Rusisë që prodhonte raketa.
20:14 28 min më parë11.03.2026.
Autori
Në Dubai, mbi 80 mijë prenotime afatshkurtra u anuluan gjatë javës deri më 6 mars.
19:58 44 min më parë11.03.2026.
AutoriGjatë testimit, raketa të shumta lundrimi u lëshuan me shpejtësi nga shkatërruesi nr. 51 Choe Hyon me një trajektore fluturimi që zgjati rreth 3 orë, duke demonstruar rrezen e tyre të gjatë të veprimit.
19:29 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Në raport theksohet se “mbyllja e derës” për vendet kandidate do të krijonte “zona gri” gjeopolitike në kufijtë e Bashkimit Evropian, ku kundërshtarët e BE mund të rrisin ndikimin.
18:14 2 h më parë11.03.2026.
Autori
CENTCOM thotë se Irani po përdor portet “për të kryer operacione ushtarake që kërcënojnë transportin detar ndërkombëtar”.
17:55 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti turk u shpreh se Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj krizave që ndodhin pranë saj apo ndaj situatave të vështira me të cilat përballen vendet mike.
17:39 3 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)