Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 5 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjatë testimit, raketa të shumta lundrimi u lëshuan me shpejtësi nga shkatërruesi nr. 51 Choe Hyon me një trajektore fluturimi që zgjati rreth 3 orë, duke demonstruar rrezen e tyre të gjatë të veprimit.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut komunikoi me anijen me telefon dhe monitoroi procesin nëpërmjet videos nga një vendndodhje e panjohur, por e largët në brendësi të vendit.
Në kulmin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Koreja e Veriut ka testuar lëshimin e një raketave lundruese nga një anije e re luftarake. Testi i kryer pranë bregut perëndimor të Nampho të marten, u mbikëqyr nga udhëheqësi i Phenianit, Kim Jong Un, raportuan mediat shtetërore.
Kim e ndoqi lëshimin e raketave nëpërmjet ekraneve në komandën qendrore dhe komunikoi me anijen me telefon nga një vendndodhje e pazbuluar, por e largët në brendësi të vendit, raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
Siç shihet në fotot e publikuara nga KCNA, ai ishte i shoqëruar nga vajza dhe pasardhësja e tij, Kim Ju-e, dhe disa gjeneralë të lartë.
Gjatë testimit, raketa të shumta lundrimi u lëshuan me shpejtësi nga shkatërruesi nr. 51 Choe Hyon me një trajektore fluturimi që zgjati rreth 3 orë, duke demonstruar rrezen e tyre të gjatë të veprimit.
Videoja e televizionit shtetëror tregon anijen duke lëshuar gjashtë raketa njëra pas tjetrës drejt perëndimit nga një sistem lëshimi vertical në pjesën e pasme të mjetit lundrues.
“Testi konfirmoi besueshmërinë e sistemit kombëtar të komandës strategjike të integruar të armëve dhe superioritetin e sistemit të integruar të luftimit të anijes”, theksoi Kim.
Pas testit, ai vuri në dukje se “forca bërthamore shtetërore ka hyrë në një fazë operacionale shumëdimensionale”.
Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i Koresë së Veriut njoftoi se shkatërruesit e klasit Choe Hyon dhe anijet luftarake më të mëdha që do të ndërtohen në të ardhmen do të pajisen me sisteme armësh hipersonike, duke zëvendësuar topat automatikë, me qëllim maksimizimin e aftësisë së goditjes bërthamore me rreze të gjatë veprimi.
Anijet më të vogla nën 3,000 ton të Koresë së Veriut do të mbajnë topat automatikë për përdorim të menjëhershëm mbrojtës.
KCNA tha se ekuipazhi do të vazhdojë testimin e sistemeve të armëve kundërajrore, anti-nëndetëse dhe anti-mina, si dhe testet e lundrimit dhe manovrimit, përpara se anija t'i dorëzohet marinës brenda afatit të specifikuar.
Dorëzimi i shkatërruesit të ri tek ushtria pritet të bëhet më 10 tetor 2026, ndërsa Koreja e Veriut po planifikon gjithashtu zhvillimin e shkatërruesit të dytë nr. 52 Kang Kon.
Gjykata në Linz të Austrisë vendosi të sekuestrojë një avion me vlerë dhjetëra milionë euro, në pronësi të Ryanair, pasi kompania irlandeze refuzoi të paguante 890 euro si kompensim për një pasagjere.
20:46 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Ukraina bën me dije se ka shkatërruar një nga fabrikat më të rëndësishme të Rusisë që prodhonte raketa.
20:14 42 min më parë11.03.2026.
Autori
Në Dubai, mbi 80 mijë prenotime afatshkurtra u anuluan gjatë javës deri më 6 mars.
19:58 26 min më parë11.03.2026.
Autori
Trump tha se nuk besonte që Irani kishte arritur të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit, edhe pse këmbënuli se SHBA-të kishin shkatërruar "pothuajse të gjitha anijet e tyre që mbanin mina”.
18:58 33 min më parë11.03.2026.
Autori
Në raport theksohet se “mbyllja e derës” për vendet kandidate do të krijonte “zona gri” gjeopolitike në kufijtë e Bashkimit Evropian, ku kundërshtarët e BE mund të rrisin ndikimin.
18:14 1 h më parë11.03.2026.
Autori
CENTCOM thotë se Irani po përdor portet “për të kryer operacione ushtarake që kërcënojnë transportin detar ndërkombëtar”.
17:55 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti turk u shpreh se Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj krizave që ndodhin pranë saj apo ndaj situatave të vështira me të cilat përballen vendet mike.
17:39 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Përballë rritjes së fortë të çmimeve të energjisë dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, 32 shtete kanë rënë dakord për lirimin e rezervave strategjike të naftës, në atë që konsiderohet ndërhyrja më e madhe e koordinuar në histori për stabilizimin e tregut global.
15:56 3 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se operacionet ushtarake amerikane në Iran kanë shkatërruar pothuajse të gjitha objektivat kryesore dhe se konflikti mund të përfundojë së shpejti.
15:36 3 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)