Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se operacionet ushtarake amerikane në Iran kanë shkatërruar pothuajse të gjitha objektivat kryesore dhe se konflikti mund të përfundojë së shpejti.
Në një intervistë për median Axios, Trump tha se pas sulmeve të fundit “praktikisht nuk ka mbetur asgjë për t’u goditur” në territorin iranian. Ai shtoi se përfundimi i luftës varet nga vendimi i tij.
“Sa herë që unë të dua që kjo luftë të mbarojë, ajo do të përfundojë,” deklaroi Trump.
Pas sulmeve të para ndaj objektivave në Iran, Trump kishte deklaruar se operacioni mund të zgjasë deri në pesë javë.
Megjithatë, të hënën ai u shpreh se objektivat kryesore të SHBA-së në Iran janë “pothuajse të përmbushura” dhe se lufta pritet të përfundojë së shpejti.
Pavarësisht kësaj, presidenti amerikan paralajmëroi se SHBA mund të ndërmarrë veprime të tjera kundër Iranit, veçanërisht nëse rrezikohet kalimi i sigurt i naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë deri në arritjen e një fitoreje të plotë.
“Ne nuk do të ndalemi derisa armiku të jetë mundur plotësisht dhe në mënyrë vendimtare, dhe kjo do të ndodhë sipas afatit tonë,” u shpreh Hegseth.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)