Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 3 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Autoritetet amerikane paralajmërojnë për prani të shtuar policie, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për protestën e planifikuar të enjten, më 12 mars 2026, përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke i këshilluar të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Në njoftimin e saj, ambasada thekson se demonstrata pritet të zhvillohet në orën 10:00 të mëngjesit, kur protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së parlamentit në Rrugën George W. Bush. Sipas paralajmërimit, protesta mund të zgjerohet edhe në zonat përreth dhe pranë ndërtesave qeveritare.
Autoritetet amerikane paralajmërojnë për prani të shtuar policie, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Personeli i ambasadës është këshilluar gjithashtu të shmangë demonstratën dhe të monitorojë mediat lokale për informacionet më të fundit.
“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe bllokime rrugësh”, thuhet në njoftim.
Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës, të jenë të vetëdijshëm për rrethinën, të kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik, të monitorojnë mediat lokale dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje.
Protesta është paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila ka bërë thirrje për tubim para parlamentit në ditën kur pritet të diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Ndërkohë, kryetari i opozitës Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron Ballukun dhe se po dëmton procesin e integrimit evropian të vendit.
“Tani del një Haxhi Qamil. Një apatrid që vetëm pak muaj më parë bërtiste për pasaportën evropiane që do t’u dhuronte shqiptarëve dhe tani u nxjerr pasaportën e Beogradit shqiptarëve në vend të saj. Ky është një akt që vetëdijshëm e shkëput Shqipërinë nga aleatët natyralë”, deklaroi Berisha.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar situatën në vend si të rëndë.
“Edi Rama, pasi ka vjedhur miliarda me organizatën e tij kriminale, tani zhduk edhe Kushtetutën, zhduk shtetin ligjor dhe shkatërron drejtësinë për të mbrojtur lëkurën e tij. Nuk ka ditë më të vështirë për vendin se sa kjo”, u shpreh lideri i opozitës.
Tre persona janë arrestuar si pjesë e një rrjeti të dyshuar greko-shqiptar të trafikut të drogës.
19:45 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Sipas hetimeve, procedimi penal nisi në nëntor të vitit 2024 pas një njoftimi nga Ambasada e Ukrainës.
19:14 58 min më parë11.03.2026.
Autori
Hapja e basteve sportive online synon gjithashtu të formalizojë një treg që prej vitesh ka funksionuar kryesisht në mënyrë informale.
18:44 28 min më parë11.03.2026.
Autori
Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e flakëve nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
17:12 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Kompania Archirodon, që kishte mbetur e vetme në fazën përfundimtare të garës, nuk paraqiti ofertën e saj financiare.
16:57 1 h më parë11.03.2026.
Autori
SPAK ka urdhëruar BKH që të çojë në paraburgimin e Durrësit dosjen 28 mijë faqëshe për Erion Veliajn, sipas kërkesës së këtij të fundit.
16:28 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Blutë e kryeqytetit kanë marrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
16:10 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Vendimi i Gjykata Kushtetuese që konstatoi cenimin e lirisë së shprehjes nga bllokimi i TikTok ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të platformës.
15:17 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Ai akuzoi se rritja e fundit për çmimin e naftës është bërë në mënyrë të koordinuar, përmes një mesazhi telefonik që i është dërguar të gjithë personave përgjegjës në pikat e karburantit.
15:11 3 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)