Historiani anglez zbulon sinjalet pse Lufta III Botërore ka nisur “në heshtje”

Profesori Anthony Glees tregoi disa shenja që ngjajnë me rrethanat që i paraprinë fillimit të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Burimi: Daily Mail

11.03.2026. 12:54

Historiani anglez zbulon sinjalet pse Lufta III Botërore ka nisur “në heshtje”

Historiani britanik, profesor Anthony Glees nga Universiteti i Buckingham ka ngritur shqetësime se bota mund të jetë tashmë në fazat e para të një Lufte të Tretë Botërore. Në një analizë për gazetën “Daily Mail”, ai theksoi disa shenja që ngjajnë me rrethanat që i paraprinë fillimit të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Foto: Daily Mail

Sipas Glees, një nga treguesit kryesorë janë të ashtuquajturat “luftëra të zgjedhura”, pra konflikte që nuk nisin për vetëmbrojtje të drejtpërdrejtë. Ai përmend pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022 si një shembull të tillë, duke theksuar se lufta ka shkaktuar rreth gjysmë milioni viktima që nga fillimi i saj.

Historiani përmend gjithashtu edhe sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit si një tjetër konflikt që sipas tij, nuk nisi nga domosdoshmëria, por nga vendime politike të liderëve për të ruajtur apo forcuar pushtetin. Sinjali i tretë sipas Glees është se Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu, kanë treguar gatishmëri për vazhdimin e konfliktit në vend të një zgjidhjeje të shpejtë diplomatike.

Foto: Daily Mail

Ai kujton se edhe Lufta e Dytë Botërore u bë globale vetëm pasi Japonia sulmoi Pearl Harbor në vitin 1941 dhe më pas Adolf Hitler i deklaroi luftë Shteteve të Bashkuara. Duke u bazuar në këto faktorë, profesori argumenton se historia mund të shënojë një ditë 24 shkurtin 2022 si fillimin e heshtur të një Lufte të Tretë Botërore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)