Në pikun e tensioneve globale, ku shtetet e mëdha kanë dislokuar aeroplanmbajtëset në pika strategjike rreth botës, dalin detaje interesante nga ato që ndryshe cilësohen edhe si qytete të armatosura lundruese.
Aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle”, e cila së fundmi u pozicionua në detin Mesdhe, prej kërcënimit që raketat iraniane përfaqësojnë për vendet europiane dhe anëtarët e NATO-s. Anija e vetme franceze e pajisur armë bërthamore, ka në bord edhe një furrë buke të mirëfilltë, e cila prodhon rreth 2 mijë bageta në ditë për ekuipazhin.
Të gjitha aeroplanmbajtëset kanë kapacitet të prodhojnë shumë ushqime në kuzhinat që kanë në bord. Gjatë misioneve bëhet furnizim me ingredientët dhe përgatitja e ushqimit bëhet nga zero. Kjo mënyrë kursen shumë hapësirë gjatë furnizimit në det, e bën më të lehtë magazinimin e produkteve, por edhe garanton ushqim më të freskët dhe me shije më të mirë për ekuipazhin.
Edhe aeroplanmbajtësja e Mbretërisë së Bashkuar ka kapacitet që në kuzhinën e saj të prodhojë deri në një mijë bukë në ditë. Marina britanike përdor edhe enë vlimi, të cilat shërbejnë për të zier ujë për qëllime të ndryshme. Ato përdoren kryesisht për ngrohjen e racioneve, pasi shumë ushqime të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar përgatiten në qese që zihen në ujë, por gjithashtu shërbejnë për higjienë dhe për përgatitjen e çajit dhe kafesë.
Në disa anije ushtarake janë të pranishme edhe shërbime të tjera. Në aeroplanmbajtëset amerikane “USS Carl Vinson” dhe “USS Roosevelt” ka madje edhe kafene “Starbucks”, ndërsa në një anije luftarake kanadeze është raportuar se birra ishte e disponueshme edhe në makinat automatike ku shiten produkte.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)