Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar me precedent për krime në fushën e narkotikëve. Ai është kapur në fragrancë teksa i është gjetur një sasi kokaine gati për shitje.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni i koduar “Rikthimi”, kundër shitjes së drogave të forta.
Vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë.
I arrestuari, me precedent për krime në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen dozë dhe sasi lënde narkotike Kokainë që iu gjetën të arrestuarit, me vete dhe në automjet.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh, finalizuan operacionin e koduar “Rikthimi”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të siguruara dyshohet me qëllim shitjen.
Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)