Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve me dronë nga Irani në Dubai.
Dy dronë thuhet se kanë rënë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait.
Dy shtetas ganezë dhe një shtetas nga Bangladeshi pësuan lëndime të lehta, ndërsa një indian u plagos rëndë.
Këtë të mërkurë, Irani ka paralajmëruar se do të shënjestrojë banka dhe institucione financiare të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në Lindjen e Mesme, pas pretendimeve se një bankë iraniane është goditur nga këto dy vende.
Komanda e përbashkët ushtarake iraniane deklaroi se, pas këtij veprimi që e cilëson si “të paligjshëm dhe të pazakontë në luftë”, objektiva të mundshëm do të bëhen edhe qendrat ekonomike dhe bankat që lidhen me SHBA-në dhe Izraelin në rajon.
“Me këtë akt të paligjshëm dhe jokonvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të shënjestruar qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon”, deklaroi një zëdhënës i komandës ushtarake.
Ai paralajmëroi gjithashtu se amerikanët duhet të presin një kundërpërgjigje “të dhimbshme”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve në rajon të qëndrojnë larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)