Irani ka paralajmëruar se do të shënjestrojë banka dhe institucione financiare të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në Lindjen e Mesme, pas pretendimeve se një bankë iraniane është goditur nga këto dy vende.
Komanda e përbashkët ushtarake iraniane deklaroi se, pas këtij veprimi që e cilëson si “të paligjshëm dhe të pazakontë në luftë”, objektiva të mundshëm do të bëhen edhe qendrat ekonomike dhe bankat që lidhen me SHBA-në dhe Izraelin në rajon.
“Me këtë akt të paligjshëm dhe jokonvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të shënjestruar qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon”, deklaroi një zëdhënës i komandës ushtarake.
Ai paralajmëroi gjithashtu se amerikanët duhet të presin një kundërpërgjigje “të dhimbshme”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve në rajon të qëndrojnë larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri.
Deklarata vjen pak çaste pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, theksoi se vendi i tij po shënjestron vetëm bazat që përdoren nga Izraeli dhe SHBA për të nisur sulme ndaj territorit iranian.
Gjatë një telefonate me kryeministrin e Pakistanez, Shehbaz Sharif, Pezeshkian përsëriti se Irani nuk ka asnjë synim për konflikt me vendet fqinje.
Megjithatë, disa shtete të rajonit kanë akuzuar vazhdimisht Teheranin për goditje ndaj infrastrukturës civile dhe kanë raportuar edhe viktima mes civilëve gjatë 12 ditëve të fundit të përplasjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)