Tensionet për konfliktin e pronave në zonën e Rrjollit janë zhvendosur këtë të mërkurë përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Banorët e zonës protestuan para godinës së SPAK, duke hedhur edhe vezë në drejtim të institucionit, ndërsa kërkojnë hetim për atë që e cilësojnë si grabitje të pronave të tyre.
Banorët pretendojnë se toka që ata e konsiderojnë pronë të trashëguar është përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ish-drejtori i Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, ndërsa aktualisht në atë territor po ndërtohet një resort luksoz.
Protestuesit mbanin në duar pankarta dhe dokumente që sipas tyre provojnë pronësinë, si dhe postera ku shkruhej se kanë besim te drejtësia e SPAK. Ata kërkuan reagim nga prokuroria për kallëzimin që kanë depozituar më herët.
Avokati i banorëve të Rrjollit, Novruz Haderi, pas daljes nga SPAK tha se kallëzimi penal ndaj Fatmir Shpellzajt është dorëzuar rreth një muaj më parë dhe lidhet me dyshimet për falsifikim të dokumenteve të pronës në bashkëpunim me zyrtarë të pushtetit vendor.
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, deklaroi se protesta e banorëve të Rrjollit është një shembull i rezistencës së qytetarëve për të mbrojtur pronën e tyre.
“Situata është e agravuar, kallëzimi lidhet me Fatmir Shpellzën, është bërë para një muaji dhe nuk ka reagim. Dosja është më shumë se dy fashikuj. Problematika nuk vjen kot, por si pasojë e mosreagimit të institucioneve,” u shpreh Haderi.
Ai theksoi se banorët kërkojnë që SPAK të japë një përgjigje për ecurinë e kallëzimit dhe të nisë hetimet për personat e përfshirë.
“Është detyrim i këtij organi që t’i dëgjojë këta banorë. Është e drejta e pronës së tyre që e kanë të trashëguar. Kërkojmë një informacion se çfarë po ndodh me këtë kallëzim që kemi bërë,” deklaroi avokati.
Prej më shumë se një muaji, banorët kërkojnë ndërhyrjen e drejtësisë për këtë konflikt pronësie. Në Rrjoll nuk kanë munguar edhe përplasjet mes banorëve dhe policisë private.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Sot përfundon afati 60-ditor i parashikuar nga ligji amerikan, brenda të cilit presidenti duhet të njoftojë Kongresin për një operacion ushtarak dhe të marrë miratimin e tij për vazhdimin e luftës.
Burime të brendshme citojnë se Rana dhe Hajdini nuk kishin marrëdhënie të drejtpërdrejtë pune dhe se drejtuesja nuk kishte ndikim në pagën apo bonuset e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën e pretendimeve.
Një aksident tragjik është shënuar pasditen e të shtunës në aksin rrugor Shkodër- Koplik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, ku një prej mjeteve është përplasur me një mjet tjetër, e pas tij edhe më një tjetër automjet.
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar i cili dyshohet se tentoi të vidhte një motor në lagjen e Ujit të Ftohtë të qytetit bregdetar.
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me doza hashashi që i shiste afër shkollave apo lokaleve të ndryshme. Ai u kap në flagrancë teksa një tjetër person është në hetim pasi bleu drogën prej tij.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së ka rikthyer akuzat ndaj ish-zv.kryeministres, duke e cilësuar çështjen e anijeve lundruese të prodhimit të energjisë në Vlorë, si një nga “aferat më të mëdha korruptive”.
Salianji vijoi me akuza të drejtpërdrejta, duke thënë se Berisha ka përfituar tendera, licenca dhe leje nga qeveria, ndërsa ai vetë është goditur politikisht dhe ligjërisht.
Komente (0)