E reja u vetëhelmua, në kërkim i dashuri. Dyshohet se e kishte dhunuar

Një 25-vjeçare humbi jetën një ditë më parë në QSUT, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Xhuana Nikolli nuk mundi të mbijetojë, ndërsa familjarët e saj akuzojnë të dashurin e të resë, pasi në trupin e Xhuanës u konstatuan shenja dhune. Polica sakaq, ka shpallur në kërkim E.F., 25 vjeç.

11.03.2026. 11:16

E reja u vetëhelmua, në kërkim i dashuri. Dyshohet se e kishte dhunuar

Një 25-vjeçare humbi jetën një ditë më parë në QSUT, pasi kishte konsumuar fostoksinë. 

Xhuana Nikolli nuk mundi të mbijetojë, ndërsa familjarët e saj akuzojnë të dashurin e të resë, pasi në trupin e Xhuanës u konstatuan shenja dhune. Polica sakaq, ka shpallur në kërkim E.F., 25 vjeç.

"Shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", thotë policia e Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)