Policia merr përsipër protestën e PD para Parlamentit, zbulohet plani i masave

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Blutë e kryeqytetit kanë marrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

11.03.2026. 16:10

Policia merr përsipër protestën e PD para Parlamentit, zbulohet plani i masave

Ndryshe nga dy protestat e mërpashme të Partisë Demokratike, ku Policia e Shtetit refuzoi të jepte leje për zhvillimin e tyre dhe nuk e mori përsipër garantimin e rendit dhe sigurisë, e ndikuar nga dhuna dhe sulmi me koktej molotov mbi efektivët, këtë të enjte forcat e rendit do të ruajnë mbarëvajtjen e tubimit.

Përmes një njoftimi për mediat Policia e Tiranës bën me dije se përfaqësues të PD i kanë njoftuar për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë.

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Blutë e kryeqytetit kanë marrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Në kuadër të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit në rrugën Rruga George Ë. Bush, pranë Parlamentit.

Autoritetet bëjnë të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimesh, policia ka parashikuar devijimin e automjeteve në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Policia e Tiranës po ashtu u kërkon qytetarëve mirëkuptim për kufizimet e përkohshme të qarkullimit, ndërsa apelon që të distancohen në rast se përballen me veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)