“Rama do ketë fatin e Lubisë”, Berisha: Sulmi ndaj vilës së Enverit, u provokua nga agjentët e policisë

Sali Berisha deklaroi se protestuesit e drodhën regjimin e Ramës në marshimin e së shtunës në kryeqytetit. Sipas kreut të demokratëve, kryeministri do të ketë të njëjtin fat si zëvëndësja e tij.

28.02.2026. 22:12

“Rama do ketë fatin e Lubisë”, Berisha: Sulmi ndaj vilës së Enverit, u provokua nga agjentët e policisë

Pas më shumë se 3 orësh Sali Berisha ka përmbyllur protestën e radhës të opozitës, e cila nisi si një marshim, por që përfundoi njësoj si të tjerat me gaz lotsjellës dhe molotov.

Në shkallët e selisë, kreu i demokratëve falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe deklaroi se tashmë regjimi i Ramës është në orët e fundit.

“Tirana në gjithë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë do të gdhendet me germa të arta në historinë kryengritjes paqësore kundër narkoshtetit. Për 3 orë marshi juaj ishte marshi i fitore, dinjitetit, shqiptarëve, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguar çdo shqiptari. Ishte mesazhi më i madh që i çuam miqve në Evropë dhe botë. I kallët tmerrin dhe datën narkodiktatorit”, tha Berisha.

Sulmin ndaj godinës së vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Sali Berisha e justifikoi si një mashtrim të agjentëve të policisë, të cilët iu thanë protestuesve se aty banonte Edi Rama.

“Në marshim e sipër, agjentë të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama dhe kjo ngjalli një revoltë dhe ndaj iu sulën asaj banese. Edi Rama nuk banonte aty. Ai banonte te vila e Mehmet Shehut. Tani fut dhe 120 agjentë, e dimë ku je në Surrel apo vilën e Mehmetit. Ilir Proda dhe Sokol Bizhga dy vasalë të Edi Ramës që do të kenë fatin e tij. Korrëm një fitore. Arritëm një rekord tjetër. Asgjë nuk na ndal pa hedhur Edi Ramën në koshin e plehrave të historisë”, deklaroi ai.

Më tej, Sali Berisha dënoi dhunën e policisë dhe shtoi se asgjë nuk e ndal revoltën e demokratëve deri në largimin e Edi Ramës.

“Dënoj dhunën e përdorur ndaj protestuesve. Me urdhër të Ramës u agresua Luçiano Boçi dhe donin t’i krijonin probleme me sytë. Ai drejtoi topat me ujë drejt meje por i them se je i pashpresë. O lëngaraq. Protesta do të jetë e pandalshme dhe e fuqishme. Nëse unë iu them për 25 minuta këta janë në Surrel. Na pret kryengritja tjetër. Ne nuk ndalemi. Miqtë tanë këtë presin. Siç përcollëm Lubinë do të përcjellim dhe Ramën”, përfundoi Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)