Kushtetuesja “rrëzoi” mbylljen e TikTok, Rama: Pas këtij vendimi shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar

Vendimi i Gjykata Kushtetuese që konstatoi cenimin e lirisë së shprehjes nga bllokimi i TikTok ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të platformës.

11.03.2026. 15:17

Kushtetuesja “rrëzoi” mbylljen e TikTok, Rama: Pas këtij vendimi shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar

Vendimi i Gjykata Kushtetuese që konstatoi cenimin e lirisë së shprehjes nga bllokimi i TikTok ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të platformës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se sipas tij vendimi i gjykatës lë të kuptohet sikur shumica e prindërve dhe mësuesve në vend kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e platformës për shkak të ndikimit te fëmijët dhe të rinjtë.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TikTok-ut,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se platforma u rihap vetëm pas një marrëveshjeje dhe mirëkuptimi me kompaninë që e zotëron, duke theksuar se ndikim në këtë proces pati pikërisht vendimi për ta mbyllur përkohësisht.

“Fatmirësisht ne e rihapëm TikTok-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat ekstra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes,” deklaroi ai.

Sipas Ramës, nëse do të ishte ndjekur qasja e Gjykatës Kushtetuese, platforma nuk do të ishte mbyllur asnjëherë dhe rrjedhimisht nuk do të ishin marrë masat që, sipas tij, kanë ndikuar në përmirësimin e situatës.

“Se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot,” theksoi kryeministri.

Ai shtoi se vendimi për mbylljen e përkohshme ka sjellë një efekt pozitiv për familjet dhe shkollat.

“Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar,” u shpreh Rama.

Në të njëjtin reagim, kryeministri kritikoi edhe vendimin e gjykatës, duke paralajmëruar se sipas tij ai mund të inkurajojë persona që abuzojnë me hapësirat online.

“Falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar,” deklaroi Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)