Lufta në Liban: 588 të vrarë dhe mbi 735 mijë të zhvendosur në 10 ditë

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, duke përshkruar përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

11.03.2026. 14:52

Lufta në Liban: 588 të vrarë dhe mbi 735 mijë të zhvendosur në 10 ditë

Të paktën 588 persona, mes tyre civilë, gra dhe fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite gjatë dhjetë ditëve të fundit të luftës në Liban. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, duke përshkruar përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas autoriteteve libaneze, përplasjet dhe bombardimet kanë detyruar rreth 735 mijë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre gjatë kësaj periudhe, duke krijuar një valë të madhe të zhvendosjeve të brendshme në vend. Vetëm gjatë orëve të fundit raportohet se 28 persona janë vrarë në jug të Libanit si pasojë e sulmeve izraelite.

Zona të tëra të banuara janë goditur nga bombardimet, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime mjekësore dhe ekipe shpëtimi, të cituara nga mediat, bëjnë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende, pasi dyshohet se disa persona ndodhen të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)