Ukraina shkatërron fabrikën më të rëndësishme ushtarake të Rusisë

Ukraina bën me dije se ka shkatërruar një nga fabrikat më të rëndësishme të Rusisë që prodhonte raketa.

Burimi: BBC

11.03.2026. 20:14

Ukraina shkatërron fabrikën më të rëndësishme ushtarake të Rusisë

Ukraina bën me dije se forcat e saj kanë goditur orët e fundit një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë, kompleksin "Kremniy El", i vendosur në rajonin kufitar të Bryanskut.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se fabrika prodhonte pajisje elektronike dhe pjesë për raketat ruse, të cilat përdoren për të sulmuar qytetet, fshatrat dhe civilët ukrainas. Sulmi u realizua me raketa britanike Storm Shadoë.

Autoritetet lokale ruse raportuan të paktën 6 civilë të vrarë dhe 42 të plagosur nga sulmi me raketa.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se goditja ishte e pamundur pa ndihmën e specialistëve britanikë dhe theksoi se operacioni special ushtarak po vazhdon për të parandaluar veprime “barbare” nga regjimi i Kievit.

Sulmet vijojnë edhe në qytete të tjera ukrainase. Një dron Shahed i lëshuar nga Rusia vrau dy persona dhe plagosi 5 të tjerë në Kharkiv, ndërsa një sulm në Slovyansk shkaktoi 4 viktima dhe 16 të plagosur.

Zelensky njoftoi gjithashtu mundësinë e një raundi të ri bisedimesh javën e ardhshme, me negociatorë rusë dhe amerikanë, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

Një nga propozimet e diskutueshme parashikon që Ukraina të dorëzojë disa pjesë të Donbasit, aktualisht nën kontrollin rus, një opsion që Kiev nuk e pranon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)