Digjet banesa në zonën e Ali Demit, humb jetën një 72-vjeçar

Si pasojë e flakëve, brenda banesës ka mbetur i bllokuar pronari i saj, i identifikuar si 72-vjeçari Theodhor Llulla.

12.03.2026. 22:39

Digjet banesa në zonën e Ali Demit, humb jetën një 72-vjeçar

Një person i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, kur flakët përfshinë katin e parë të një banese. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Si pasojë e flakëve, brenda banesës ka mbetur i bllokuar pronari i saj, i identifikuar si 72-vjeçari Theodhor Llulla, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia.

“Rreth orës 21:20, në rrugën ‘Ali Demi’, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll., 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, si dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)