16 emra në garë për të drejtuar Policinë e Shtetit, mes tyre dhe dy gra

16 persona kanë kandiduar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pozicion i mbetur bosh pas largimit të Ilir Prodës.

12.03.2026. 16:21

16 emra në garë për të drejtuar Policinë e Shtetit, mes tyre dhe dy gra

16 kandidatë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pozicion ky i lënë bosh pas largimit të Ilir Prodës.

Ajo që bie në sy është se për herë të parë, për drejtimin e këtij roli kaq të rëndësishëm kanë aplikuar dhe dy gra.

Pjesa më e madhe e aplikantëve vijnë nga radhët e Policisë së Shtetit dhe kanë eksperiencë të gjatë pune, teksa ka edhe nga disa figura që vijnë nga Akademia e Sigurisë.

Lista e plotë e kandidatëve

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Ejona Gurbardhi

Elidon Çela

Gentian Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Suela Sulkaj

Tonin Vocaj

Pas përmbylljes së kësaj faze, një komision i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, do të vlerësojnë të gjitha dosjet e kandidatëve.

Pas kësaj, ata do të intervistohen dhe pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti.

Më pas, ministri Lamallari do të çojë një emër në Këshillin e Ministrave, por kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të jetë i pari i renditur në listë.

Vendi i drejtorit të Policisë së Shtetit mbeti bosh pas largimit të Ilir Prodës, pas protestës maratonë të opozitës, ku u sulmua me molotov dhe sende të forta dhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)