Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 1 ditë më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Iraku mund të kualifikohet direkt, Emiratet e Bashkuara Arabe do ti zëvendësonin në ndeshjen “play-off” me fituesin e çiftit Surinam-Bolivi.
Tërheqja e përfaqësueses së Iranit nga Botërori 2026 ka hapur një skenar të papritur në futbollin ndërkombëtar. Konflikti në Lindjen e Mesme dhe situata e tensionuar gjeopolitike kanë ndryshuar planet fillestare. Ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali deklaroi se kombëtarja nuk do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku në qytetet Los Angeles dhe Seattle duhej të luante ndeshjet e grupit G kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit.
Pavarësisht qëndrimit të Teheranit, fjalën e fundit do ta thotë FIFA. Nëse ky vendim bëhet zyrtar, qeveria e futbollit botëror duhet të vendosë se cila skuadër do ta zëvendësojë Iranin në event. Rregullorja e FIFA-s nuk jep një përgjigje të qartë për raste të tilla. Sipas nenit 6.7, organizata ka të drejtën të vendosë sipas gjykimit të saj ekskluziv dhe të marrë çdo masë që e konsideron të nevojshme, përfshirë edhe zëvendësimin e federatës pjesëmarrëse me një tjetër.
Kjo lë hapësirë të madhe interpretimi dhe pritet që FIFA të marrë një vendim nëse tërheqja e Iranit konfirmohet përpara fillimit të turneut. Një nga opsionet më të mundshme është Iraku, i cili konsiderohet si kombëtarja e parë jashtë zonës së kualifikimit në Konfederatën Aziatike. Më 31 mars është planifikuar ndeshja “play-off” ndërmjet Irakut dhe fitueses së përballjes Bolivi–Surinam.
Megjithatë, edhe kjo sfidë është e rrethuar nga pasiguri, pasi duhet të zhvillohet në Monterrey të Meksikës, ndërsa Iraku po përballet me probleme serioze logjistike për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, federata irakene ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes “play-off”.
Nëse tërheqja e Iranit konfirmohet para zhvillimit të këtyre ndeshjeve, FIFA mund të vendosë që Iraku të kualifikohet drejtpërdrejt në Botëror, ndërsa vendin e tij në “play-off” ta marrë kombëtarja e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila renditet menjëherë pas Irakut. Raste të ngjashme janë shumë të rralla në historinë e futbollit, ndërsa një precedent i njohur mbetet Euro 1992, kur Danimarka zëvendësoi Jugosllavinë dhe në fund fitoi turneun.
Eventi cilësohet shumë i rëndësishëm që të shtyhet prej luftës, drejtori operativ Hermo Schirgi konfirmon se do të gjendet një zgjidhje dhe do të jetë mundësi për të bashkuar popujt.
15:26 28 min më parë12.03.2026.
Autori
Madrilenët shkatërruan 3-0 Man. City me tripletën e Valverde, parizienët mposhtën 5-2 Chelsea-n. Pasi eliminuan Interin, norvegjezët gjunjëzuan 3-0 Sportingun e Lisbonës.
09:36 6 h më parë12.03.2026.
Autori
Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja e parë mes Leverkusen dhe Arsenal e vlefshme për Champions League.
20:52 19 h më parë11.03.2026.
Autori
Pas vendimit të Iranit për t’u tërhequr nga Kupa e Botës dalin hipotezat se kush mund ta zëvendësojë atë në eventin më të rëndësishëm futbollistik.
20:31 19 h më parë11.03.2026.
Autori
Uniformat janë prodhuar nga Eco Fabrics, me plastikë 100% të ricikluar pas konsumit. Fanella e shtëpisë është e kuqe me detaje të zeza dhe përmban një grafik me vija të valëzuara që krijojnë iluzionin e shqiponjës dykrenare në pjesën e gjoksit.
17:24 22 h më parë11.03.2026.
Autori
Tensionet gjeopolitike po ndikojnë edhe në sport. Kombëtarja e Iran ka vendosur të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Amerikë.
14:03 1 ditë më parë11.03.2026.
Autori
Katalanasit barazuan 1-1 në fushën e Newcastle, bavarezët triumfuan 6-1 në Bergamo. Edhe Atletico siguroi vendin në çerekfinale pas fitores 5-2 ndaj Tottenham.
09:18 1 ditë më parë11.03.2026.
Autori
Liverpool është mundur minimalisht 1-0 në transfertën e vështirë përballë Galatasaray në raundin e 1/16 të Champions League.
20:52 1 ditë më parë10.03.2026.
Autori
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë me dije se vetëm gjatë katër javëve të fundit janë bërë mbi 500 milionë kërkesa për bileta.
20:12 1 ditë më parë10.03.2026.
Autori
Komente (0)