“Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë”, Trump: Askush nuk do të jetë lider i tyre!

“Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë të flasim”, u shpreh Trump, duke shtuar se situata në Iran është e paqartë për shkak të goditjeve ndaj strukturave drejtuese dhe eleminimit të udhëheqësve.

20.03.2026. 18:08

“Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë”, Trump: Askush nuk do të jetë lider i tyre!

Në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm për dialog me Iranin, por sipas tij mungon një palë negociuese në Teheran.

“Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë të flasim”, u shpreh Trump, duke shtuar se situata në Iran është e paqartë për shkak të goditjeve ndaj strukturave drejtuese dhe eleminimit të udhëheqësve.

Ai pretendoi se një pjesë e madhe e kapaciteteve ushtarake dhe zinxhirit komandues iranian janë shkatërruar.

“Marina e tyre, forcat ajrore, sistemet kundërajrore, radarët dhe udhëheqësit, të gjithë janë zhdukur”, tha ai.

Sipas presidentit amerikan, kjo ka krijuar një vakum të dukshëm në drejtimin e vendit.

“Tani askush nuk dëshiron të jetë më udhëheqës atje. Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë të flasim. Na pëlqen kështu”, deklaroi Trump.

Ai theksoi gjithashtu se operacionet ushtarake amerikane kanë qenë të suksesshme.

“Shtetet e Bashkuara po ia dalin shumë mirë në Iran”, u shpreh ai, duke pretenduar se “Irani nuk ka më një marinë” dhe se dhjetëra anije janë shkatërruar brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Në të njëjtën linjë, Trump përsëriti qëndrimin e tij mbi programin bërthamor Iranian.

“Nëse do të kishin një armë bërthamore, do ta kishin përdorur”, tha ai, duke shtuar se ndërhyrja amerikane ishte e domosdoshme. “Kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më pare”, theksoi Presidenti.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi gjithashtu Iranin se synonte dominimin rajonal. “Irani donte të merrte kontrollin e Lindjes së Mesme”, deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)