NATO ka vendosur të pezullojë përkohësisht aktivitetet e trajnimit të misionit të saj në Irak, duke tërhequr rreth 600 anëtarë të personelit nga terreni. Sipas raportimeve të “Iraqi Neës”, vendimi vjen si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në rajon, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit, duke rritur shqetësimet për sigurinë e trupave të huaja të vendosura në Irak.
Burime zyrtare të cituara nga media irakiane theksojnë se pezullimi i misionit është i përkohshëm dhe lidhet drejtpërdrejt me situatën e paqëndrueshme të sigurisë. Ndërkohë, kryeministri iraken Mohammed Shia al-Sudani ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Aty është theksuar nevoja për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës dhe për t’i dhënë përparësi diplomacisë. Al-Sudani i ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të shmangin përfshirjen aktive në konflikt, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë një përshkallëzim i mëtejshëm në rajon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)