Zjarr masiv në një kompleks banimi në Hong Kong, të paktën 36 të vdekur dhe 279 të zhdukur

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri në një kompleks rezidencial në Hong Kong, që përfshiu 8 kulla.

Burimi: Reuters

26.11.2025. 15:44

Zjarr masiv në një kompleks banimi në Hong Kong, të paktën 36 të vdekur dhe 279 të zhdukur

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri shkatërrimtar që përfshiu një kompleks banesash shumëkatëshe në Hong Kong. Autoritetet thanë se ky është zjarri më vdekjeprurës i qytetit në vitet e fundit.

Udhëheqësi i Hong Kongut, John Lee, deklaroi se 29 persona po marrin trajtim spitalor, ndërsa rreth 900 banorë u evakuuan dhe u strehuan në qendra të përkohshme sigurie. Zjarri nisi në apartamente të lagjes Tai Po dhe u përhap me shpejtësi në disa ndërtesa të afërta.

Flakët dhe tymi vazhduan të përfshinin blloqet 32-katëshe për më shumë se 10 orë nga shpërthimi i zjarrit, teksa ekipet e shpëtimit punonin pandërprerë dhe banorët shikonin të tronditur nga zona përreth. Policia njoftoi arrestimin e tre personave të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Zjarri përfshiu skelat e ndërtimit në të paktën tre blloqe të kompleksit Wang Fuk Court dhe më pas u përhap brenda ndërtesave dhe në strukturat përreth, për shkak të erërave të forta, sipas zyrtarëve. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin të paktën pesë ndërtesa të përfshira nga flakët, me zjarrfikësit që përpiqeshin t’i mbanin nën kontroll duke hedhur ujë nga kamionët me shkallë të larta.

Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve njoftoi se zjarri në tre nga ndërtesat u vu “nën kontroll” pak pas mesnatës, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)