Një nga supermakinat më të rralla në botë, Mercedes-Benz CLK GTR Roadster i vitit 2002, me vlerë rreth 13 milionë dollarë, është sekuestruar nga FBI gjatë operacionit “Giant Slalom”. Mjeti i përkiste ish-kampionit olimpik Ryan Wedding, tashmë i kërkuar si drejtues i një karteli ndërkombëtar të kokainës, me të ardhura të paligjshme që dyshohet se kapnin mbi 1 miliard dollarë në vit.
CLK GTR është një ndër modelet më të veçanta të Mercedes-AMG, prodhuar vetëm në gjashtë njësi në versionin roadster. I pajisur me motor V12 6.0 litra dhe gati 600 kuaj fuqi, ky model është sot një nga makinat më të kërkuara dhe më të vlefshme në botë.
Foto: FBI (X)
FBI ofron deri në 15 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin e Wedding, i cili dyshohet se fshihet në Meksikë. Sa i përket supermakinës, pritet që ajo të dalë në ankand, ku vlera e saj mund të shënojë rekord për shkak të rrallësisë dhe historisë së saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Romë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së fortë të Italisë ndaj Kievit.
Projektet janë kabllot ‘Apollo Link’ dhe ‘Iberia Link’, dy infrastruktura të projektuara për të transportuar sasi të mëdha të energjisë elektrike, veçanërisht asaj të rinovueshme, në të gjithë Mesdheun dhe për të përmirësuar lidhjen midis rrjeteve kombëtare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, duke deklaruar se mes dy vendeve ka “shumë dakordësi” për çështje kyçe, përfshirë programin bërthamor.
Bëhet fjalë për “miun e shkëmbinjve”. Laonastes aenigmamus ka një pamje të veçantë, mes një miu dhe një ketri dhe lëviz në mënyrë të çuditshme, duke u tundur si një rosë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerësuar bllokadën detare ndaj porteve iraniane, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshme” dhe efektive në goditjen e ekonomisë së Iranit.
Një paralajmërim alarmant për krizën energjetike globale ka ardhur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila sinjalizon pasoja të drejtpërdrejta për transportin ajror dhe ekonominë botërore.
Papa Leo XIV ka lëshuar një mesazh të fortë kundër luftërave dhe shfrytëzimit global, gjatë një vizite në qytetin Bamenda në Kamerun, duke e cilësuar situatën si pasojë të veprimeve të një “grushti tiranësh” që po dëmtojnë botën.
Një zbulim i ri shkencor ka hedhur dritë mbi misteret e Venusit, duke zbuluar një shpellë gjigante vullkanike që mund të ndryshojë kuptimin tonë për këtë planet ekstrem.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si një hap drejt paqes mes dy vendeve.
Hegseth tha se Uashingtoni kërkon një zgjidhje diplomatike për konfliktin duke i bërë thirrje udhëheqjes iraniane të marrë "vendimet e duhura" dhe “të veprojë me mençuri”. Ai kërcënoi me sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit nëse udhëheqësit në Teheran nuk bien dakord për paqen.
Komente (0)