Skena dhune janë regjistruar në parlamentin e Turqisë gjatë së dielës teksa në seanca diskutohej buxheti i shtetit për vitin 2026.
Pas debateve të ashpra që shoqëruan gjithë seancën, pati edhe momente kur deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdogan, shkëmbyen grushte me kolegët e opozitës së Partisë Republikane Popullore.
Situata doli nga kontrolli dhe detyroi kryetarin e parlamentit Numan Kurtulmus, të pezullonte seancën, teksa forcat e sigurisë patën vështirësi në largimin e deputetëve që u përfshinë në përleshje.
Pavarësisht kësaj, seanca vijoi dhe parlamenti miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm me 320 vota pro dhe 249 kundër.
Tensioni shpërtheu pas një përballje verbale mes deputetit të partisë në pushtet në Bursa, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të CHP-së, Gokan Gunaydin.
Përplasjet verbale u shndërruan në shtyrje mes palëve dhe më pas filluan grushte midis deputetëve nga të dyja partitë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)