Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë në Turqi, ku një nxënës i mitur 12 vjeç ka qëlluar me armë zjarri drejtorin e institucionit arsimor gjatë pushimit mësimor.
Sipas mediave vendase, drejtori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij raportohet serioze. Incidenti ka shkaktuar panik dhe frikë mes nxënësve dhe stafit pedagogjik, duke sjellë ndërprerjen e përkohshme të mësimit.
Burime nga mediat turke bëjnë me dije se konflikti dyshohet të ketë nisur një javë më parë, pasi drejtori i kishte bërë vërejtje nxënësit për përdorimin e një biçiklete elektrike për të shkuar në shkollë.
Autori i mitur është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa edhe babai i tij është ndaluar dhe ndodhet në paraburgim, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar se si i mituri ka siguruar armën e zjarrit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga ky incident i rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)