Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik , të cilët mendohet se po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Siç njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit , policia mori informacion se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jomuslimanëve, gjatë festimeve të festave të fundvitit.
Në total, u kryen bastisje në 124 lokacione në Stamboll, duke rezultuar në arrestimin e 115 nga 137 personat e kërkuar.
Sipas zyrës së prokurorit, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe municione, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar objektivat dhe anëtarë të tjerë të këtij grupi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)