Tërmeti 7 ballë shkund Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

Tajvani është goditur mbrëmjen e së shtunës nga një lëkundje sizmike me magnitudë 7 ballë. Tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin dhe ka detyruar banorët të dalin në rrugë.

Burimi: BBC

28.12.2025. 08:27

Tërmeti 7 ballë shkund Tajvanin, lëkundjet ndihen në gjithë ishullin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 shkundi Tajvanin në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, duke shkaktuar panik në të gjithë vendin.

Epiqendra e tërmetit ishte në det, rreth 73 km larg brigjeve më të afërta, por lëkundjet janë ndjerë të forta në Taipei, New Taipei, Taichung, Taoyuan dhe Tainan.

Deri në këto momente, autoritetet lokale nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës janë në gatishmëri.

Shumë banorë e kanë kaluar natën jashtë pasi lëkundje tërmeti kaq të fuqishme, zakonisht ndiqen nga paslëkundje që po ashtu janë të forta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)