Maduro ra, BE: Tranzicion paqësor për Venezuelën

Bashkimi Europian ka reaguar ndaj sulmit të SHBA-ve ndaj Venezuelës duke kërkuar një tranzicion paqësor dhe demokratik.

03.01.2026. 15:07

Maduro ra, BE: Tranzicion paqësor për Venezuelën

Bashkimi Europian ka reaguar ndaj sulmit të SHBA-ve ndaj Venezuelës duke kërkuar një tranzicion paqësor dhe demokratik. 

Nëpërmjet një dekarate BE bën thirrje për ulje tensionesh. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa theksoi se Bashkimi Europian mbështet zgjidhje paqësore e gjithëpërfshirëse për Venezuelën. Ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen thekson se çdo zgjidhje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kartën e OKB-së.

Njësoj kanë deklaruar dhe ministra të Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. 

SHBA nisi një sulm në shkallë të gjerë në Karakas, kryeqytetin venezuelian duke bërë të ditur se ka arrestuar presidentin Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)